“Vendimi për Ballukun, zvarritje që nuk arsyetohet”/ Lapaj në protestë para Kryeministrisë: Rama kërcënon ‘Kushtetuesen’ dhe gjyqësorin!

Kreu Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka zhvilluar edhe këtë të martë protestën para kryeministrisë.

Lapaj komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut, për të cilën tha se një zvarritje e  tillë është e paarysetuar.

Me tej akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka vendosur nën kërcënim total Gjykatën Kushtetuese, gjyqësorin por edhe shoqërinë.

“Nuk duhet një kohë kaq e gjatë. Vendimi i zvarritjes nuk është e arsyetuar dhe kjo stepje nuk është e arsyetuar. Nuk arsyetohet…Edi Rama e ka vendosur nën kërcënim total Gjykatën Kushtetuese, Gjyqësorin dhe shoqërinë në këtë vend. Shoqëri që vuan në përditshmëri por nuk ndihet. Ky arrin intimidon gjyqtarë prokurorë në nivele të larta, a e imagjinonin se sa i pambrojtur ndjehet qytetari”, u shpreh ai.

Gjithashtu Lapaj foli për opozitën duke nënvizuar se me Sali Berishën nuk do të ulet asnjëherë në tryezë, ndërsa shprehu vlerësim për demokratët.

“Nuk jemi ulur me zotin Sali Berisha. Por në bashkëpunim ftoj të gjithë qytetarët e zhgënjyer dhe të vjedhur përballë Edi Ramës”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×