
Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa u shpreh se sipas tij procesi i vettingut u kthye si Pazar i Roskovesit. Ai komentoi edhe çështjen e 21 janarit për të cilën tha se e njeh shumë mirë çështjen, dhe se sipas tij u shndërrua në një Pazar politik.
Ish-gjyqtari Mustafa theksoi se Prokuroria e Përgjithshme duhej që ta thërriste Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.
“E njoh shumë mirë dosjen. Kam qenë gjyqtari paraprak i masave të arrestit. Kanë vdekur 4 persona të pafajshëm dhe kjo është fakt. Unë sot për atë segment mund të them se masat e mia nuk kanë penguar Prokurorinë në marrjen e provave. Kjo çështje kishte një favor për organin e hetimit. “Ta supozojmë se predhat e të ndjerit Veizi Dhe Myrtaj, të mos ishin predhat dhe supozojmë të mos kishte pamje filmike, prokuroria kishte shumë të dhëna. Po punonin, qeveria bëri një lëvizje, nuk ka kryer veprim asnjë oficer policie në varësi të policisë së brendshme . Prokuroria kishte gëzhoja, predha armë dhe të mblidheshin provat, analizo, arresto gjyko. Por në mesnatë dalin 6 urdhra ndalimi…Kjo çështje u shndërrua në Pazar politik në momentin që dolën 6 urdhrat e ndalimit. 21 janari ka pas debate të ashpra mes kryeministrit dhe faktori ndërkombëtar nuk besoj se do e linte kryeministrin ta linte para prokurorinë, Por duke e parë se prokuroria nuk qëndroi ligjërisht, ka ardhur një prokuror ndërkombëtar. Lindi nevoja për prokurori të paanshëm? Pse u bënë marrëveshje në drejtorinë të Policisë së Tiranës…Kush e pengoi prokurorinë e Përgjithshme që ta thërriste Lulzim Bashën. Sali Berishën le të mos shkoni…Por u abuzua pak politikisht. Unë them se mund të ketë shpresë , faktin që e ka marrë SPAK. Dhe duhet shumë kujdes për kasetën sepse do shumë punë të shkosh te e vërteta”, tha ai.
and then