A jua merr Berisha lekët oligarkëve dhe i kthen te qytetarët nëse PD kthehet në pushtet? Ja si përgjigjet Malaj

Ish-ministri Arben Malaj ka risjellë në vëmendje ngjarje të rëndësishme historike që kanë shënjuar në historinë e vendit, por ka ndarë edhe akuzat më të rënda që i janë bërë atij.

Gjithashtu ai komentoi edhe deklaratat e Berishës, i cili shprehet se do i marrë paratë oligarkëve dhe do ua kthente qytetarëve, për të cilat tha se nuk qëndron aspak.

“Kjo nuk qëndron. Të njëjta premtime bëri edhe PS kur ishte në pozitë. Por kur ikën nga pozita dhe vjen në mazhorancë nuk i qëndron më premtimeve. Pra nëse kur vjen në pushtet i vë shkelmin parimeve, ç’kuptim ka. Protestat në Parlament, bllokimin e rrugëve në sezon turistik i bëri rilindja”, tha ai.

Më tej Malaj shtoi: Kur ndodhi kriza e ’98 që ra qeveria Nano ne diskutuam se cilat do ishin hapat e tjera. Nano tha se kjo që ndodhi , ndodhi unë do jap dorëheqjen, megjithëse presidenti Mejdani i tha rri. Por ai tha se ambasadorja “më tha se një kandidat mund të jetë Meta”. Dhe përgjigja e tij ishte vendimet nuk i marr unë por Kryesia”. Pra ata rekomandojnë por nuk imponojnë. në PS u bë një luftë e brendshme dhe u bë Majko kryeministër. Gjithmonë armiqtë më të vështirë janë brenda partisë. Akuza më e tmerrshme që më është bërë mua ishte kur një televizion privat shqiptar, shkruante që mediat greke akuzojnë ministrin e Shëndetësisë dhe ministrin e Financave Malaj për trafik organesh. Dhe gazetarët e këtij televizioni bënin pushime në Korfuz. Dhe akuza tjetër, ishte e Topallit, kur ndodhi tragjedia në minierën  e Selenicës, ku vdiqën minatorë, nxorrën një mbështetës të PD dhe tha jemi skllevër të Arben Malaj. Sa për firmat Piramidale. Berisha e mohon që nuk i njihnin skemat piramidale,  unë kam gjetur një emal të ambasadës në Shqipëri që lajmëronte të gjithë ambasadorët e tjerë në Ballkan që qeveria Shqiptare nuk dëgjon atë që i themi.  Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i ka bërë shkresa në ’96, bazuar në shkresat e mëparshme. Nuk ka fat më të keq kur ciklet e skemave piramidale mbivendosen me ato elektorale. Lekët ishin të humbura. Lufta politike ka qenë tmerr, në tetë gazeta, shtatë më shanin mua”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×