
“Partia Demokratike është e kapur”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri gjatë një intervistë në “News24”, ndërsa komentoi zhvillimet politike në vend.
Gjatë intervistës, ai u ndal edhe tek lëvizjet e Ervin Salianjit duke thënë se i sheh si një përpjekje për të ndryshuar PD.
Sipas analistit Mërtiri, largimi i Sali Berishës dhe influencës së tij do t’i hapte rrugën ristrukturimit të opozitës dhe rrjedhimisht sipas tij edhe rrëzimit të Ramës.
Gjithashtu theksi se nëse lëvizja e Salianjit do të arrijë të ndryshojë situatën në PD atëherë sipas tij do të hapet rruga për një realitet të ri.
“Nëse Rama do bjerë, do të bjerë vetëm nga Drejtësia e re dhe për këtë ka të drejtë Salianji. GJKKO është ajo që po godet njerëzit më të afërt të Ramës. Po të mos ishte Berisha, Rama do të kishte rënë me kohë. Largimi i Berishës dhe influencës së tij nga opozita do të sillte një ristrukturim të ri të opozitës dhe Rama do të ishte drejt rrëzimit. Ka shumë pazare që kanë bërë bashkë dhe e mbajnë Berishën. Berisha kërkon të bëjë spërkaten në kushte kur është 82-vjeç. Nuk bën dot më akrobaci. Një herë në javë mezi mbledh 200 vetë”, tha ai.
and then