DETAJE/ 17-vjeçari goditi me thikë një person pas sherrit në lokal. Dyshohet se dy vite më parë 34-vjeçari i vodhi banesën

Një sherr në një lokal në Korçë ka degraduar në përdorimin e thikës. Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga një 17-vjeçar.

Sipas informacioneve mësohet se 37 vjeccari Benard Qelemi ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës, ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte në Greqi.

Dyshohet se shkak i konfliktit është bërë fakti se rreth dy vite më parë, dyshohet se i plagosuri Benard Qelemeni ka vjedhur banesën e autorit dhe pasi ky i fundit e ka parë në lokal, ka nisur konflikti mes tyre.

I plagosuri ka qenë ai që ka goditur fillimisht fizikisht 17 vjeçarin i cili më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në pjesën e krahut.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×