“Doni 3 mijë euro me një vendim”/ Pagat e gjyqtarëve, Rama nuk kursehet: Kërkesa e Shoqatës, unike në botë. Tymnajë populiste!

Kryeministri Edi Rama sulmon sërish gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagave. Në një komunikim për mediat, kreu i qeverisë theksoi se ishte i habitur me reagimin e shoqatës së gjyqtarëve, ndërsa shtoi se kërkesa e saj është unikale në historinë e Europës.

“Jam këtu në një komunikim të drejtë për drejtë sepse jam absolutisht i surprizuar nga një reagim i pa besueshëm i shoqatës së gjyqtarëve në lidhje me shqetësimin për një përpjekje që në këndvështirimin tim është e pa pranueshme për t’ju imponuar Kuvendit e qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për t’i rritur pagat vetes gjyqtarët.
S’mund të thuash topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të jetë bosh.Tymnajë populiste. Regjistrohuni si parti dhe shpalosni platformën tuaj nëse doni.Ju zotërinj kërkoni 37 mln euro nga buxheti i shtetit. Kjo është e vërteta dhe se luan topi. Se për çfarë jemi ne në Gjykatën Kushtetuese me ju, ta dinë shqiptarët. Ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit, nga 3480 euro, të shkojë në mbi 5 mijë. Për SPAK e veçoj, se nuk i është bashkuar kësaj kërkese absurde, për ta çuar pagën 9800 euro. Ndërkohë, sot aktualisht, pagat e gjyqtarëve, janë rreth 6500 euro. Ju doni t’i rrisni pagat në muaj 3 mijë euro vetes, në gjykata. Ku jeni ju? Ça kërkoni? Ju i keni pagat sa në Greqi, ju doni ti rrisni me nga 2-3 mijë euro në muaj. Në emër të çfarë? Nuk ka ligj dhe kushtetutës. Ju thoni se nuk mund të heshtni për përbaltjen kryeministrore? Çfarë përmbajtje? Ju jeni ajo palë që duhet të heshtë në publik dhe të japë vendim në sallën e gjyqit. Ju me këtë tentativë në Gjykatën Kushtetuese, doni të jeni ligji. Kjo është e vërteta. Nuk synon qëndrimi im të ndezë një debat në publik.

Mos u përfshini më duke përdorur etiketime, pasi ju shkojnë partive, sidomos atyre të vjetrave. E vërteta është krejt ndryshe dhe atë paketë e kanë hartuar ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për atë që thoni ju. Zotërinj ne kemi vendosur në 2016-ën rritje pagash të jashtëzakonshme, si shprehje e vullnetit dhe mesazhit të asaj reforme. Që ju të paguheni më shumë se kolegët tuaj në rajon, që të jeni të pavarur dhe të bëni punën tuaj për ta mbajtur pushtetin e pavarësuar të drejtësisë, në emër të popullit dhe të republikës së Shqipërisë. Në 2016-ën kur kaluam vendimin, Shqipëria ishte një vend tjetër, sot ka më shumë mundësi”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×