“GJK bën 6 mbledhje dhe vendos ta shtyjë vendimin, e paprecedentë”, Ina Zhupa: Jemi në protestë dhe për bllokimin nga Kuvendi të heqjes së imunitetit të Ballukut

Deputetja e PD, Ina Zhupa, e ka cilësuar të paprecedentë zvarritjen nga Gjykata Kushtetuese të vendimit për pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Zhupa tha se, edhe Kuvendi nga ana tjetër po bllokon mbledhjen për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku, duke u justifikuar se pret vendimin e GJK, por këto dy çështje janë të ndara.

“Nuk ka asnjë lidhje midis gjykimit që duhet të bëjë Kuvendi për imunitetin e një deputeteje me gjykimin që ka GJK për pezullimin ose jo të një anëtareje të Këshillit të Ministrave.

Atje gjykohet anëtarja e qeverisë në pozicionin e saj si zv.kryeministre e ministre, nëse lejohet ose jo pezullimi nga gjykata dhe është krejt e palidhur me funksionet e saj si deputete dhe në Kuvend gjykohet deputetja nëse duhet të ketë imunitet apo jo nga drejtësia. Këto janë dy çështje të ndara dhe nuk ka lidhje, akoma PS nuk e ka shpjeguar se ku është lidhje.

Është e paprecedent që GJK të bëjë nja 6 mbledhje dhe të vendosë ta shtyjë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për ta marrë atë vendim.

Nuk ka asnjë shans që GJK të mos marrë asnjë vendim”, tha deputetja demokrate Ina Zhupa.

Ina Zhupa: Nuk ka asnjë lidhje midis gjykimit që duhet të bëjë Kuvendi për imunitetin e një deputeteje me gjykimin që ka GJK për pezullimin ose jo të një anëtareje të Këshillit të Ministrave.

Atje gjykohet anëtarja e qeverisë në pozicionin e saj si zv.kryeministre e ministre, nëse lejohet ose jo pezullimi nga gjykata dhe është krejt e palidhur me funksionet e saj si deputete dhe në Kuvend gjykohet deputetja nëse duhet të ketë imunitet apo jo nga drejtësia. Këto janë dy çështje të ndara dhe nuk ka lidhje, akoma PS nuk e ka shpjeguar se ku është lidhje.

Është e paprecedent që GJK të bëjë nja 6 mbledhje dhe të vendosë ta shtyjë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për ta marrë atë vendim.

Nuk ka asnjë shans që GJK të mos marrë asnjë vendim.

Ne i shohim si cështje të ndara dhe ndaj kemi çuar një padi në SPAK për kryetarin e Kuvendit sepse po bllokon pa rregullore Këshillin e Mandateve.

Edhe për këto arsye jemi në protestë.

PD e ka thënë jo sot por që në protestën e dhjetorit ne s’kemi përjashtuar asnjë formë proteste



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×