
Kryetari i PR, njëkohësisht dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu u takua në Uashington DC me kongresmenin Pete Sessions, Kryetar i Nënkomisionit për Qeverisjen, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuan forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Mediu theksoi rëndësinë e reformave që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë, si dhe konsolidimin e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri. Përkushtimi i SHBA për luftën kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre është një lajm pozitiv për vendin, shkruan Mediu në rrjetin e tij social facebook.
Reagimi i plotë:
Në Kongresin Amerikan me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar, ku diskutuam për forcimin e partneritetit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.
and then