NFL/ Gati për finalen e Super Bowl, Patriots sfidon Seahawks 11 vite pas duelit të fundit

Numërimi mbrapsht ka nisur. Në mesnatën e së dielës, duke u gdhirë e hëna e 9 shkurtit me orën evropiane në Levi’s Stadium në Kalifornia do të vihet në jetë eventi padyshim më madhështor sa i takon futbollit amerikan NFL, Super Bowl i famshëm.

Finalja e Super Bowl 2026 do të shënojë edicionin e 60-të të finales së NFL-së. Përballë do të jenë New England Patriots dhe Seattle Seahawks, në një remake të finales së vitit 2015, atëherë kur Tom Bray me shokë i dhuruan titullin Patriots pas suksesit me rezultatin 28-24.

Finalja e futbollit amerikan do të zhvillohet në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, dhe si çdo vit pritet të jetë eventi sportiv më i ndjekur në botë. Super Bowl përfaqëson kulmin e një sezoni të gjatë të NFL-së dhe prej kohësh ka kapërcyer kufijtë e sportit, duke u kthyer në një spektakël global që bashkon garën sportive me argëtimin.

Vëmendja nuk do të jetë vetëm te fusha e lojës, por edhe te spektakli muzikor. Green Day do të performojnë në shfaqjen hapëse, ndërsa Halftime Show, momenti më i shumëpritur i mbrëmjes, do t’i besohet Bad Bunny-t. Një natë e madhe sporti, muzike dhe show, që pritet të mbajë miliona shikues të mbërthyer para ekranit në mbarë botën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×