Serie A “bastis” Marseille, klubi francez arkëton 100 milionë euro, largon 9 lojtarë në Itali

Merkatoja mes Olympique Marseille dhe Serie A ka qenë absolutisht sensacionale. Vetëm në këtë sezon, klubi francez ka realizuar plot nëntë shitje drejt skuadrave italiane, duke arkëtuar rreth 100 milionë euro.

Lëvizjet janë shpërndarë mes merkatos së verës dhe asaj të janarit, me disa operacione të rëndësishme edhe në ditët e fundit të afatit. Vetëm së fundmi, Marseille ka shitur dy lojtarë te Sassuolo, duke përforcuar edhe më shumë bilancin financiar.

Mes transferimeve më të bujshme spikasin kalimi i Luis Henrique te Interi, ai i Robinio Vaz te Roma, si dhe disa operacione të tjera mes huazimeve dhe shitjeve përfundimtare, që përfshijnë edhe klube si Milani, Hellas Verona dhe Cremonese.

Një shifër e jashtëzakonshme që konfirmon marrëdhënien e fortë mes Marseille dhe kampionatit italian, me Serie A-n që vazhdon të jetë një treg kyç për klubin francez. Një strategji merkatoje që ka sjellë fitime të mëdha dhe që nuk ka kaluar pa vëmendje në skenën evropiane. Kujtojmë që në krye të ekipit francez është tekniku italian De Zerbi, një nga trajnerët më të dalluar vitet e fundit në kampionatin italian, teksa me një skuadër si Sassuolo, arriti të bënte paraqitje të shkëlqyera.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×