“330 mln euro për rrugën Qafë Plloçë dhe u shemb”/ Berisha: Agasi organizonte vrasje, zyrtarët shkonin në zyrën e tij. Çfarë do bëhet me 300 apartamentet e Ballukut?

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministri Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun duke e akuzuar këtë të fundit se ka vjedhur paratë e qytetarëve.

“Çfarë transformimi të tmerrshëm ka pësuar ky narkoshtet. Vjen ‘nusja me një pallat, e Edi Ramës’ e denoncojmë dhe del problem se pallati nuk kishte asnjë faturë madje ndërtuesi e kishte regjistruar në emër të tij pallatin e gjakpirëses…A mori rrugën që kushtonte 73 mln euro dhe e përfundoi me 330 mln euro rrugë Qukës Qafë Plloçë. E pamë edhe rrugën Qafë Pllocë se si u bë. Dhe rruga shembet segment për segment. Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë do bëhet me 300 apartamentet e lubi Ballukut dhe ju siguroj se është vetëm 1/10 e pasurisë së saj. Të gjitha këta që i shkaktuan shqiptarëve dramën më të madhe nga vitet e mortajës së zezë këta meritojnë dhe do meritojnë ndëshkimet më të rënda. Çfarë është Ergys Agasi? Ai është njëri prej tyre. Ata që e kanë njohur si ordiner drejtor. Por ministra zyrtarë shkonin te zyra e tij dhe ai organizonte vrasje nga zyra e tij. Pra ne duhet të bashkohemi me çdo qytetar të ndershëm që është i gatshëm për të shpëtuar këtë vend. Data 10 shkurt është dita jonë e kryengritjes paqësore dhe Ramës do t’i dridhen themelet”, tha Berisha.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×