A ka “pushtuar” një virozë e re vendin? Brataj: Qarkullojnë disa nënlloje të gripit dhe viruse të tjera, ja si të mbrohemi

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur në News24 lidhur me virozat e fundit që kanë prekur vendin, duke sqaruar se bëhet fjalë kryesisht për grip stinor dhe nënvariantet e tij, të favorizuara nga stina e dimrit.

Sipas Bratajt, këtë vit është prezent gripi i tipit A, përfshirë nënllojet H1N1 dhe H1N2, si edhe gripi i tipit 2. Krahas tyre, po qarkullojnë edhe viruse të tjera respiratore, si RSV dhe Covid-19, të cilat gjejnë kushte të përshtatshme për përhapje gjatë muajve të ftohtë.

“Gripi është vetë virus me nënvariantet e tij. Këtë vit kemi tipin A, H1N1, H1N2, tipin 2, por edhe RSV dhe Covidin. Madje, këtë vit gripi pati edhe një nënlloj të ri, tipin K, ndaj të cilit nuk jemi plotësisht të mbrojtur,” u shpreh Brataj.

Ai theksoi se periudha e gjatë epidemiologjike e viteve të fundit, e dominuar nga Covid-19, ka ndikuar në uljen e imunitetit të popullatës ndaj gripit sezonal, duke e bërë organizmin më të ndjeshëm ndaj këtyre virozave.

Sa i përket kohëzgjatjes së sëmundjes, Brataj sqaroi se mesatarisht gripi zgjat 7–8 ditë, por në disa raste mund të zgjasë edhe më shumë. Ditët e para karakterizohen nga temperaturë e lartë dhe simptoma të forta, ndërsa më pas pacienti ndjen përmirësim, edhe pse virusi mund të jetë ende aktiv në organizëm.

“Njerëzit shpesh dalin jashtë me mendimin se janë shëruar, por virusi vazhdon të veprojë. I ftohti është armik për indet e dobësuara nga infeksioni dhe kjo e përkeqëson sëmundjen,” paralajmëroi Brataj.

Ai këshilloi që pacientët të tregojnë kujdes edhe pas përmirësimit të simptomave, duke kombinuar pushimin, trajtimin e duhur dhe shmangien e ekspozimit ndaj të ftohtit, pasi bëhet fjalë për një sëmundje gripale që kërkon kohë për shërim të plotë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×