Berisha zbulon strategjitë e protestës së opozitës: Betejë, deri në rrëzimin e Ramës!

Kryetari i PD-së, në një dalje për mediat, deklaroi se strategjia e opozitës është e qartë, betejë deri në rrëzimin nga pushteti të Edi Ramës.

Duke u ndalur te protesta e 10 shkurtit, Berisha pohoi se qytetarët kanë shumë motive për të protestuar kundër qeverisë.

“Strategjia e PD është betejë gjer në rrëzimin e Ramës. Ai nuk ka legjitimitet. Jemi shumë mirënjohës sepse një qytetar që të zemërohet ndaj pushtetit të vendit tij, duhet të ketë motive të forta. Ndaj qytetarët e kanë motivet. Qeveria nuk ka legjitimitet, ka shndërruar zgjedhjet në farsë, ka vjedhur qindra mln euro, nuk do drejtësinë. Shqiptarët janë të vendosur.”, pohoi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×