Bind Muçi, Presidenti i Trabzonspor: Ja si do veprojmë për pagesat!

Te Trabzonspor nuk kanë dilema, duan të blejnë përfundimisht kartonin e sulmuesit kuqezi Ernest Muçi nga Besiktas. Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka zbuluar më shumë për mënyrën sesi do veprohet me pagesën.

“Kur Trabzonspor dëshiron të përdorë opsionin për Muçin, mund ta përfshijë lojtarin në skuadër duke paguar këstin e parë të parashikuar në kontratë, prej 1.5-2 milionë euro, në fund të muajit korrik.

Nëse trajneri ynë kërkon që opsioni të përdoret në fund të sezonit, gjë që nga pamja e jashtme duket se do të ndodhë… procesi do të ecë plotësisht në përputhje me vlerësimin teknik”- tha Dogan.

Muçi është i huazuar  te Trabzonspor dhe deri më tani ka shënaur 8 gola.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×