“Më çoi njerëz 2 herë për të më bindur të bëhesha me të”, Adriatik Lapaj: Rama është hileqar. Kur e refuzova, mori një personazh e keqpërdori për tu hakmarrë

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, u shpreh në emisionin “Kjo Javë”, se ka patur 2 raste ftesa bashkëpunimi nga ana e Ramës, pas zgjedhjeve të 11 majit, por pas refuzimit, kryeministri u hakmor duke miratuar ligjin e “Avokatit të Popullit”.

Lapaj tha se Rama është hileqar dhe me të duhet përballje.

“Kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe  pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje. Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë.

Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: Një nga kushtet që vendosëm ne, të mos i qasim kryetarët. Me Ramën duhet përballje. Ai është hileqar, e kam kuptuar kur ndodhi telenovela e verës që ky e stisi, pasi mori 83 mandate dhe  pasi dërgoi njerëz të më bindte të bëhesha me të dhe pasi unë refuzova në emër të ekipit që të mos pranoja joshje. Përgjigjia ka qenë herën e parë për 1 minutë.

Ka qenë në 2 raste tentativa. Pastaj ky e çoi në një nivel, mori një personazh e keqpërdori, kishte 6 muaj që nuk shkonte në parlament dhe shkoi të votonte një ligj dhe bëri atë që bëri.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×