
Në një intervistë në “News24” pedagogu Afrim Osmani deklaroi se kryeministri Edi Rama ka treguar se është një lidership vizionar autoritar dhe kjo sipas tij është shumë shqetësuese.
Gjatë intervistës, analizoi edhe zhvillimet politike në vend, duke u ndalur edhe tek partitë e vogla, për të cilat u shpreh se dy partitë e mëdha PD e PS i kanë mbyllur derën njerëzve të aftë dhe se partitë e vogla po ashtu nuk kanë treguar një qasje ndryshe nga këto parti,
“Ky është një monopolizim i reformës zgjedhore; në mënyrë të padrejtë përcaktohet se kush do jetë pozita dhe opozita e nesërme. Dhe këtu ka luajtur më mirë PS dhe është imponuar më fort, por në themel ka një padrejtësi nga të dyja palët sepse kanë mbyllur derën nga të cilat hyjnë njerëzit e aftë, nga partitë e vogla. Ne këtu nuk hapim dyer, monopoliziojmë brenda partive autoritarizëm tek të dyja palët. Por edhe të rinjtë afrohen në tavolinë në mënyrë autoritare. Kjo është situata. Një tjetër element me rëndësi është fakti se po të hapim dyert e konkurueshmërisë dallohen më kollaj elefanti në dhomë. Nuk ka fenomen më të tmerrshëm se patronazhisti. Dhe më e keqja është se kur shikon Ramën që bën sikur se kupton. Hapja e konkurrueshmërisë është detyrim. Rama ka një lidership vizionar-autoritarist. Pjesa autoritare ia merr shpirtin procesit…”, tha ai.
Gjatë intervistës në studio, komentoi edhe Reformën Territoriale e atë zgjedhore dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës.
Sipas tij është mazhoranca ajo që duhet të lëshojë pe.
“Në këtë “ndeshje” ajo që duhet të lëshojë pe është pozita. Pozitës ia jep ligji shumë elementë që ka në dorë dhe nëse i përdor për një proces shumë demokratik sepse reforma zgjedhore është shumë e rëndësishme. Pra është mazhoranca që në këtë territor, t’i japë mundësi më pak të përfaqësuarit”
Për protestën e paralajmëruar më 10 shkurt nga Partia Demokratike, u shpreh se protesta pa zgjidhje nuk mjafton dhe se sipas tij opozita duhet të hedhë “në tavolinë zgjidhje”.
“Më dhemb kur shikoj se kush punon nga opozita për të hedhur në tavolinë programin. Pra se si do të bëhet më mirë situate. Edhe pse ka shumë të drejtë për patronazhimin, administrimin e padrejtë…por çfarë është kjo? Kur vjen puna te protesta dhe nuk hedh në tavolinë zgjidhje, dhemb më shumë…Le të vazhdojnë protestat, por të mendohet se kush është oferta politike”, theksoi ai.
and then