
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Popular”, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së vjedhjeve në kryeqytet, duke arrestuar dy shtetas dhe një të mitur, të dyshuar për përfshirje në disa raste vjedhjesh.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e shtetasve A. D., 48 vjeç dhe A. H., 41 vjeç, si dhe ndalimin e një 14-vjeçari, i cili dyshohet si autor i dhjetëra vjedhjeve. Sipas hetimeve, më datë 21 janar, dy të rriturit dyshohet se kanë shtyrë të miturin për të vjedhur një motomjet në rrugën “Kongresi i Manastirit”, i cili më pas është përvetësuar nga 41-vjeçari.
Nga veprimet hetimore rezulton se i mituri dyshohet të ketë kryer rreth 150 vjedhje gjatë dy viteve të fundit, ndërsa vetëm gjatë muajit shkurt 2026 dyshohet për 4 raste të tjera vjedhjeje në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një garazh në pronësi të shtetasit A. H., policia gjeti dhe sekuestroi 2 motomjete, si dhe pjesë motomjetesh, të dyshuara si të vjedhura.
Policia vijon punën për dokumentimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
and then