
Kreu i PAA Agron Duka ka bërë një ‘skanim’ të komunikimit të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se tashmë po sjell një komunikim më agresiv.
Gjatë intervistës në emisionin “Kjo Javë” në News24 Duka foli edhe për opozitën dhe nëse ekziston mundësia e krijimit të një qeverie teknike. Sipas tij është e vështirë nëse nuk janë të gjithë bashkë.
“Është sakrificë e madhe të rrish një muaj e ca në karrige. Por bashkimi rrotull PD më duket i pamundur. Është tentuar edhe herë tjetër. Por ne mund të bashkohemi për çështje të caktuara. Me zotin Hasimja kemi bërë një takim dhe kemi rënë dakord për disa pika. Por nëse bashkohemi rreth çështje mund të kemi rezultat. Edi Ramën e kam njohur edhe nga afër. Nuk ka qenë kështu, por mënyra e tij është më agresive. Problematikat që i dalin atij në qeverisje lexohet edhe si problematike. Të lëshojë të tilla deklarata, budallenj lapanjosë është e pamatur. Ndërsa piruetet që bën për të rregulluar marrëdhëniet me ndërkombëtarët, sidomos për fenë më duken qesharake. Pra kudo që të shkosh të kërkosh mbështetje nëpërmjet fesë është qesharake dhe të krijon ndjesi shumë negative. Mënyra e komunikimit të Ramës ka rënë jashtë mase dhe mbase nuk e kritikon më njeri edhe pas këtij pushteti të gjatë. Ky thotë “unë iku kur dua vetë”. Sa për qeverinë teknike, nëse ka revoltë ka numër edhe mund të imponohesh, por kaq numra sa kemi ne nuk lëvizim gjë vendit. Duhet më tepër angazhim. Nëse të gjithë bashkë japim kontribut mund te kemi produkt”, u shpreh ai.
and then