Shehaj nxjerr videon: Fermeri që merr fonde IPARD është kryetar bashkie, fermeri i vërtetë nuk lejohet as të flasë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kthyer në vëmendjen e opinionit publik diferencën mes deklaratave të kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, i cili në sy të Kryeministrit Edi Rama e ka lavdëruar këtë të fundit për mbështetjen që ka dhënë për fermerët dhe një fermeri të thjeshtë, që s’ka marrë asgjë nga çfarë i takon.

“Ky ka marrë lekë nga fondet e IPARD-it dhe i ka bërë sera dhe prandaj thotë që çfarë ka bërë Rama për Shqipërinë dhe për atë është drithëruese”.

Shehaj i vendos përballë deklaratës me nota superlative të kryebashkiakut, sjelljen arrogante me të cilën Kryeministri Edi Rama iu përgjigj fermerit tjetër në po atë takim, Lilit, i cili ngriti zërin dhe kërkoi mbështetje nga Qeveria.

Shehaj thekson në reagimin e tij se problemet e vërteta të fermerëve dhe bujqve shqiptarë janë ato që dalin nga goja e qytetarëve si Lili, të cilët nuk kanë përfituar asnjë fond nga Qeveria shqiptare, pasi sipas tij, këto vidhen nga njerëz të veshur me pushtet.

“Fermerët shqiptarë janë këta. Këta që nuk marrin asnjë ndihmë
Këta të cilëve duhet t’i shkojnë fondet e IPARD-it, por fondet e IPARD-it vidhen nga pushtetarët bashkë me kryetarët e Bashkive të cilët pastaj shkojnë në takim me Kryeministrin dhe i servilosen në mënyrë të neveritshme.
Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që kryetari i Bashkisë bashkë me Kryeministrin, bashkë me Qeverinë, të vjedhin fondet e IPARD-it dhe pastaj t’u japin mend fermerëve se sa mirë e kanë bërë Shqipërinë

Por pjesa më e madhe e fermerëve vuajnë çdo ditë mungesën e mbështetjes së Qeverisë, vuajnë çdo ditë padrejtësitë e Qeverisë dhe punojnë në mënyrë të ndershme, ia dalin me punë të ndershme përditë”, shprehet Shehaj.

Kreu i Mundësia Shehaj u takua vetë me fermerin e quajtur Lili i cili u përball me Kryeministrin Edi Rama në një nga takimet e ministrisë së Bujqësisë në Divjakë për skemën e mbështetjes kombëtare për vitin 2026.

Në bisedën me kreun e Partisë Mundësia, fermeri shpjegon se fondet e Bashkimit Europian 80% e tyre janë marrë nga pushtetarë dhe vetëm disa fermerë kanë përfituar prej tyre për shkak të njohjeve që mund të kenë pasur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×