Deputetët e opozitës takojnë kongresmenin Higgins, Bardhi: Sistemi i drejtësisë duhet të sigurojë pavarësinë dhe të bashkëpunojnë me partnerët në luftën ndaj korrupsionit

Deputetët e Partisë Demokratike vijojnë vizitën e në Washington, ku janë takuar me kongresmenin Clay Higgins, anëtar i lartë i Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës së Qeverisjes në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Kryetar i Nënkomitetit për Zbatimin e Ligjit Federal.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, bën me dije se gjatë takimit u diskutua situata në Shqipëri dhe dështimi i qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, për shkak të bashkëpunimit të mazhorancës me të. Bardhi theksoi domosdoshmërinë për një sistem drejtësie të pavarur dhe rritjen e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për luftimin me efikasitet të korrupsionit dhe krimit të organizuar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×