Kushtetuesja ngujohet, çfarë po ndodh me Ballukun?/ Lubonja: Bllokimi është politik dhe jo ligjor! Rruga që duhet të ndiqte SPAK

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa Gjykata Kushtetuese prej 10 orësh mbledhje, pritet të japë vendimin.

Lubonja tha se i gjithë ngërçi është politik dhe jo ligjor.

“Ngërçi, bllokimi është politik dhe jo ligjor. Është e qartë se kjo çështje,  jam i bindur se këtu nuk duhet 10 orë që të vendosin, Këta gjyqtarë kanë pasur të gjithë kohën për të marrë një vendim brenda interpretimit që i bën Kushtetutës. 10 orëshi sot është absurd. Këtu luhet politikë dhe jo drejtësi. Këta gjykatës nëse janë serioz, këta kanë qëndruar kaq gjatë për ta hedhur topin matanë. SPAK duhet të ishte më i qartë që në fillim. Të kërkonte arrestimin, dhe kjo që e ka marrë vendim për pezullim nga funksioni është problem që nis që atje. Të gjitha këto tregojnë forcën që ka politika mbi SPAK dhe Kushtetuesën. Problemi kryesor është Parlamenti që kontrollohet nga mazhoranca, kjo vonesë është si rezistenca e fundit”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×