“Pezullimi i ‘Lubisë’ goditja e parë ndaj regjimit”/ Klevis Balliu: Misioni përfundon me arrestimin e Rama-Ballukut, konfiskimin e pasurive të vjedhura dhe…

Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se pezullimi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku është goditja e parë serioze ndaj regjimit, ndërsa shton se gjithashtu është edhe një fitore e pastër e rezistencës qytetare.

“Kallëzimi i Partisë Demokratike e vuri çështjen në shina ligjore, por hetimi u sabotua dhe u zvarrit qëllimisht nga segmente të kapura të drejtësisë”, theksoi ai.

Reagimi i plotë:

Rama dhe Lubia u ekspozuan: rënia ka nisur, fundi është i pashmangshëm

Pezullimi i Lubisë është goditja e parë serioze ndaj regjimit dhe një fitore e pastër e rezistencës qytetare. Kjo nuk është rastësi dhe as dhuratë e pushtetit, por rezultat i drejtpërdrejtë i presionit popullor, denoncimeve të pandërprera të mediave dhe guximit të gazetarëve që nuk u përkulën.

Kallëzimi i Partisë Demokratike e vuri çështjen në shina ligjore, por hetimi u sabotua dhe u zvarrit qëllimisht nga segmente të kapura të drejtësisë. Vetëm përballë betejës politike të opozitës dhe shpërthimit të revoltës qytetare në protestat e fundit kombëtare, pushteti u detyrua të tërhiqet dhe të braktisë mbrojtjen e Lubisë.

Por askush të mos mashtrohet: Lubi Balluku nuk është as fillimi dhe as fundi. Ajo është vetëm një vegël e shefit të korrupsionit, Edi Rama. Kjo rezistencë nuk mbyllet me një pezullim formal, por vetëm me rrëzimin e plotë të sistemit të grabitjes.

Misioni ynë përfundon vetëm me arrestimin e Rama-Ballukut, konfiskimin e pasurive të vjedhura dhe çmontimin e narkoshtetit.

Sot u dha përgjigjja për të gjithë ata që pyesnin çfarë sjellin protestat: protestat detyrojnë pushtetin të lëkundet, të dorëzohet dhe të tërhiqet.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Shqipëria duhet të shkojë drejt një qeverie teknike, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e regjimit Rama-Lubi dhe për t’i kthyer shtetit ligjin dhe dinjitetin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×