
Policia Kufitare godet 2 raste të tentativës për të kontrabanduar naftë nga Kosova. Burime zyrtare raportojnë se ka nisur hetimi për dy persona, konrketisht për shtetasit A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, për shtetasit:
-A. D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I. P., 30 vjeç, banues në Pukë.
Në SPK Qafë Morinë, në hyrje të RSh-së, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte 30-vjeçari dhe në automjetin që drejtonte 25-vjeçari, gjetën dhe sekuestruan sasi nafte të padeklaruara në autoritetet doganore.
Sasia e naftës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
and then