ZYRTARE/ Tirana e largoi me vetëm 6 minuta, ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 ndryshon sërish kampionat

Amin Tahiri ka vendosur të kalojë nga kategoria e dytë sllovake tek ajo sllovene. Kështu së fundi firmosi me Brinjen.

Sulmuesi shkodran mund të kujtohet në Superiore për eksperiencën që kaloi te Tirana, në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Asokohe ishte i huazuar nga klubi italian Feralpisalo.

Dhe në total mori vetëm 6 minuta në një ndeshje kampionati ndaj Laçit. Për herë të parë do të provojë një eksperiencë në Slloveni.

21-vjeçari numëron ndërkohë dy miqësore me Kombëtaren U-21. Mundësia i jepej në vitin 2024, për t’i hapur më pas rrugë kalimit te Tirana.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×