“Balluku është simbol i pushtetit të korruptuar dhe keqbërës të Edi Ramës”, Gazment Bardhi: S’ka më alibi! Të bashkohemi në protestën e 10 shkurtit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e thirrur për datën 10 shkurt. Sipas tij, tashmë nuk ka më asnjë alibi dhe problemi i Shqipërisë ka një emër: Edi Rama.

Bardhi shkruan se Belinda Balluku është simbol i pushtetit të korruptuar dhe keqbërës të Edi Ramës.

Postimi i plote

S’ka më alibi! Problemi i Shqipërisë ka emër: Edi Rama!

Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.

Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!

Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.

Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po  paguajnë shumë shtrenjtě çmimin e korrupsionit të tij. Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×