
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka nisur një komunikim online me qytetarët.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama sa ka përdorur disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që të mbajë në detyrë Belinda Ballukun.
“Rama u vërtetojë shqiptarëve se është i aftë të shkelmojë edhe procesin më themelor të viteve të pluralizmit politike, integrimin në BE, për interesat e veta.
Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin kartonin e kuq e të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë tërë ekzistencën e BE, vendimi i zhbërjes së plotë të procesit të integrimit.
Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese si shpresa e vetme për ndryshimin e situatës, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më anti Kushtetuese dhe anti ligjore vendosi të përdorë GJK si mburojë të vjedhjeve të tij dhe vijimi n në detyrë të Lubi Ballukut.
Qendrimet e tij hasën në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve dhe Komisionit Europian.
Shkelmon interesat e qytetarëve për të mbrojtur lëkurën e tij. Vlerësoj qëndrimin e gjykatësve të cilët me guxim rrëzuan një kërkesë që ishte baraz me grusht shteti.
Me ndarjen 4:4 të paktën kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në koshin e plehrave bashkë me Ramën”, tha ai.
and then