
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje nga seanca e Gjykatës Kushtetuese, e cila zgjati 11 orë, ndërsa doli në një vendim për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.
Lala tha për emisionin ‘Kjo javë’, përballë gazetares Nisida Tufa, se për herë të parë në historinë e vendit, gjykatësit lanë celularët e tyre në një dhomë të veçuar për të shmangur çdo paqartësi për procesin.
“Isha aty që në mëngjes herët. E bindur që do të merrte shumë kohë marrja e vendimit. GJK do të qartësonte çështjen e dispozitës që kërkonte zoti Rama. GJK ia ka lënë këtë mundësi SPAK-ut por si dha përgjigje pyetjes; a është apo jo antikushtetues ky vendim i SPAK. Gjyqtarët që kur erdhën në vendin e punës, në 08:00 dhe rreth orës 23:00 nuk janë parë të dalin jashtë gjykatës. Sipas informacioneve, janë shkëputur vetëm dy herë. Një moment kur kanë pirë kafe dhe në orarin e drekës, pa telefon. Ka qenë vendimmarrja e parë që gjyqtarët kanë vendosur celularët në një ambient tjetër. Deri në momentin kur Papajorgji na thirri një grup gazetarësh dhe na komunikoi zyrtarisht vendimin, bëri dhe një njoftim zyrtar për transparencë për publikun. E ka lexuar të gjithë vendimin, nga A te xh-ja pa bërë asnjë interpretim. Nuk mund të ishte live, ishte qëndrim i gjykatës. E dërguam përmes flasheve informative na u lejua telefoni vetëm për të dërguar sms jo për të filmuar. Kur na u komunikua vendimi dhe ne e raportuam. Ka pasur interes të juristëve, kam parë dhe parashikime në rrjetet sociale. U vendos një lloj precedenti dhe vë korniza. Kam parë se ku është bazuar katërshja e gjyqtarëve të parë që ishin pro dhe ku janë bazuar ata që ishin kundër. Kur dështoi seanca e dytë, që për mua nuk ishte lajm i madh vendimi se sa mosmarrja e vendit. GJK do të duhej të vepronte me shpejtësi. Çështja ka rëndësi. Jo në vetëvete për zonjën Balluku, por për mënyrën se si funksionojnë institucionet. Parë në këtë aspekt, se bëhej fjalë pë rnjë personazh të rëndësishëm, nr.2 i qeverisë shqiptare dhe në këtë aspekt kam qenë gazetare me ton të ashpër. Kam pritur që në rastin konkret të kishim një vendimmarrje përfundimtare, 5-3 psh. Fakti që GJK u mblodh dhe vendosi të shqyrtojë çështjen, e përcakton ligji që të japin përgjigje përfundimtare edhe pas 1-2 ditësh, që mos të shkojë presioni publik dhe politik në dhomën e Këshillimit. Debatet kanë qenë. Anëtarët e GJK nuk diskutojnë me tone të forta.”, tha ajo.
and then