SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut/ Pas vendimit të GJK, “topi” i kalon Kuvendit! Ç’pritet të ndodhë me imunitetin e ish-nr 2 të qeverisë! Ja kur pritet të mblidhet Këshilli i Mandateve

Pasi GJK rrëzoi mbrëmjen e djeshme kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, “topi” tashmë kalon në Kuvendin e Shqipërisë, ku beteja do të zhvillohet në këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbledhja pritet të mbahet javën e ardhshme ku do të shqyrtohet kërkesa e dorëzuar më 16 dhjetor nga Prokuroria e Posaçme, për arrestimin e Ballukut.

Deri tani Këshilli i Mandateve ka zhvilluar vetëm një mbledhje, 3 ditë pas dorëzimit të kërkesës nga SPAK, pra më 19 dhjetor, ku pas 5 orësh mbledhje nuk u mor asnjë vendim, vetëm u shty mbledhja e radhës.

Tentativë e 2 me urdhër të Peleshit 28 janar u thirr por me kërkesë të socialistëve u shty pasi socialistët pretendonin se duhet një vendim nga Kushtetuesja në mënyrë që merrej më tej një vendim për imunitetin e Ballukut.

Në mbledhjen e radhës do të jetë e ftuar të marrë pjesë edhe Balluku dhe avokati i saj, por Balluku mund të zgjedhë të mos marrë pjesë personalisht.

Pas mbledhjes së Këshillit, janë në dispozicion 2 javë kohë që Këshilli të prezantojë raportin që do të votohet në lidhje me heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut.

Mbetet për t’u parë nëse rasti “Balluku” do të jetë i ngjashëm me çështjen “Xhaçka”, ku Kuvendi duhet të çonte mandatin e saj në GJK, por në seancën parlamentare mazhoranca socialiste abstenoi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×