VIDEOLAJM/ Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘festë’ para paraburgimit në Durrës ku qëndron Veliaj dhe ish-zyrtarë të tjerë, hidhen fishekzjarre

Gjykata Kushtetuese vendosi mbrëmjen e djeshme mos pranimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shpalljen anti-kushtetuese të masës së pezullimit nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Pas shpalljes së vendimit, që dol nga votimi 4:4 i anëtarëve të Kushtetueses, në oborrin para paraburgimit të Durrësit janë hedhur fishekzjarre.

Kujtojmë se në paraburgimin e Durrësit ndodhen kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe ish- ministri Ilir Beqaj.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×