Vlorë, aksident në Lungomare, makina përplas motorin. Drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motomjet është përplasur nga pas me një automjet që po lëvizte në të njëjtin drejtim.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, i cili nuk mbante kaskë mbrojtëse, ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×