Detaje të reja nga dhunimi i Kujtim Cakranit, avokati u godit me derën e makinës në fytyrë pas sherrit në pikën e karburantit

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me dhunimin e avokatit të njohur Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili u godit ditën e sotme në Vlorë.

Sipas informacioneve më të fundit, Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore në repartin e kirurgjisë.

Burime bëjnë me dije se avokati është konfliktuar me disa persona në një pikë karburanti, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. Gjatë konfliktit, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore.

Ndërkohë, dinamika e plotë e ngjarjes mbetet ende nën hetim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×