Dhuna ndaj avokatit Cakran/ “Jetojmë në një regjim”, reagon Meta: Dënoj me ashpërsi sulmin. Autorët të vendosen para ligjit

Ish-presidenti Ilir Meta, ka dënuar sulmin ndaj avokatit të tij Kujtim Cakran. Meta ka bërë thirrje që autorët të identifikohen dhe të vendosen para ligjit.

Gjithashtu thekson se nuk është hera e parë që sulmohen avokatët ndërsa nënvizon se vendin është në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.

Reagimi:

Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt.
Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë. Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×