Elite Youth Development Academy vijon zhvillimin e talenteve përmes ndeshjeve miqësore

Elite Youth Development Academy vazhdon të testojë dhe të forcojë potencialin e talenteve të saj të rinj përmes aktiviteteve konkurruese, të cilat janë pjesë integrale e procesit të formimit sportiv.

Ndeshjet miqësore mbeten një element kyç për përgatitjen dhe maturimin gradual të lojtarëve në kushte reale loje.
Gjatë ditëve të fundit, ekipi U16 i Akademisë u përball me Triumf Academy, ndërsa ekipi U15 zhvilloi një sfidë testuese ndaj Dinamo City-t.

Këto takime i dhanë trajnerëve mundësinë të analizojnë sjelljen taktike të skuadrave, reagimin e lojtarëve në situata presioni, si dhe nivelin e bashkëpunimit dhe disiplinës në fushë.

Paralelisht me aktivitetet konkurruese, Elite Youth Development Academy vijon punën intensive në stërvitje, duke ndjekur një plan të detajuar zhvillimi që kombinon përgatitjen tekniko-taktike, aspektin fizik dhe edukimin sportiv. Qëllimi vijon të jetë krijimi i një brezi futbollistësh të përgatitur, të disiplinuar dhe të gatshëm për sfidat e niveleve më të larta.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×