
Numri një i stolit të Interit, Christian Chivu doli në konferencë pas fitores 0-5 ndaj Sassuolos. Ai pranoi se skuadra po kalon periudhë të mirë, por hezitoi të fliste për titullin.
“Ndeshja- Po rritemi dhe jemi të pjekur. I rezistuam presionit nga kundërshtarët tanë në minutat e para. Ishim të fortë sepse shënuam me gjuajtjen e parë. Këto janë detaje që bëjnë diferencën. Sassuolo na vuri nën presion në minutat e para, por ne arritëm të qëndronim në lojë dhe të kuptonim momentet.
“Mundësia në përqindje për titullin? 0%. Kanë mbetur ende shumë ndeshje, ka shumë ekipe. Ende kemi punë për të bërë dhe për të provuar veten.”
and then