Muçi fiton zemrat e tifozëve, gazetari turk tregon të ardhmen e sulmuesit kuqezi

Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspor, teksa po shënon rregullisht dhe ka fituar kështu zemrat e tifozëve. Në fitoren ndaj Samsunspor, sulmuesi kuqezi realizoi një gol dhe dhuroi një asist.

Muçi është i huazuar nga Besiktas dhe të reja të rëndësishme vijnë së fundmi. Gazetari i njohur sportiv turk, Ulash Ozdemir, ka thënë në studion e “ASport” se Trabzonspor dëshiron të blejë kartonin e lojtarit. “Trajneri Fatih Tehe dëshiron të shohë një lojtar si Ernest Muçi në skuadër në sezonin e ardhshëm”- tha Ulash.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×