
Fisnik Asllani po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Bundesligë me Hoffenheim. Së fundmi, sulmuesi dardan dhuroi një asist, në ndeshjen ndaj Bayern.
Pas një gabimi te Neuer, Asllani përfitoi në maksimum dhe shërbeu për Kramaric, i cili dërgoi topin në rrjetë. 23-vjeçari Asllani ka luajtur 20 ndeshje në kampionat, ku ka shënuar 6 gola dhe numëron 4 asiste.
Ai ndiqet nga shumë skuadra të mëdha në Europë dhe nëse vazhdon në këtë formë, mund ta shikojmë në ndonjë skuadër të madhe.
and then