45 vite burg për secilin nga liderët e UÇK-së/ Rama me tone të ashpra: Fjalët s’më vijnë. Më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me m… që nxori ajo Prokurori në zemër të Europës!

Kryeministri, Edi Rama, reagoi sot në Twitter lidhur me vendimin e Prokurorisë së Hagës, e cila ka kërkuar 45 vjet burg për 4 ish-krerët e UÇK-së.

Në postimin e tij, Rama shprehet se ende po përpiqet të kuptojë logjikën që ka ndjekur prokuroria për këtë kërkesë dhe se nuk gjen fjalët për të komentuar situatën.

“Më pyesin miq nga Prishtina pse nuk po shprehesh për mikun tënd që sot u ngarkua me 45 vjet burg në pretencën e prokurorisë së Hagës?! Nuk po shprehem dot, pasi ende po mundohem ta gjej ku buron filli logjik që ka ndjekur prokuroria… Ndjesë, më duhet kohë ta gëlltis gjithë atë mal me mut që nxorri sot ajo prokurori në zemër të Europës demokratike!”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×