“Busulla ime, ligji!”/ Shkëlqim Hajdari merr detyrën si Prefekti i Tiranës: Do të jetë posti i fundit që marr

Shkëlqim Hajdari ka marrë detyrën si Prefekti i ri i Tiranës.

Në fjalën e mbajtur ai ka deklaruar se si busull në punën e tij do të ketë vetëm ligjin, ndërsa ka shtuar se ky do të jetë posti i fundit që do të mbajë, pas 35 vitesh në shërbim të shtetit shqiptar.

“Kjo frymë e ka bërë Tiranën një frymë të hapur për të gjithë ata që erdhën për të ndërtuar jetën këtu, duke e kthyer sot në një metropol.
Sot dua të them të hapur, do të jem prefekt i të gjithëve, të çdo kujt që jeton në metropol pa dallime. Kjo sepse Tirana është e fortë vetëm kur banorët janë të bashkuar. Busulla ime do të jetë vetëm ligji.
Kam mbi 35 vite që shërbej në shtetin shqiptar, por ky pozicion do të jetë më i dashuri ndoshta edhe i fundit. Pikërisht për këtë arsye dua të ushtroj me dinjitet e të lë gjurmë për mirë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×