
Vllaznia e Edi Martinit po i mahnit të gjithë. Pas krizës ku numëroi gjashtë ndeshje pa fitore, tashmë në kampionat janë gjashtë fitore radhazi. Kështu ka përmbysur situatën në renditje, duke u vendosur në vend të parë me 3 pikë më shumë se Egnatia dhe Elbasani.
Edi Martini po kthen Vllazninë e madhe, siç statistikat tregojnë. Kjo pasi një ecuri prej gjashtë fitoresh radhazi në kampionat, nuk shikohej prej vitit 2003. Asokohe Vllaznia mposhti Bylisin, Flamurtarin, Besëlidhjen, Erzenin, Lushnjën dhe Besën. Më pas u ndal nga KF Elbasani që ishte aktiv më parë. Vllaznia synon që të shkojë në kuotën e shtatë fitoreve radhazi në Superiore, diçka që mund të jetë parë vetëm para vitit 2000.
Ironia e fatit bën që përballja e radhës të jetë pikërisht ndaj ekipit të ri, që është themeluar në Elbasan. Verdheblutë e AF Elbasanit do të tentojnë të dielën në “Loro Boriçi”, që të prishin këtë ecuri siç ndodhi në vitin 2003.
Deri tani Vllaznia ka mposhtur Flamurtarin, Egnatian, Dinamon, Partizanin, Teutën dhe Vorën. Interesant është fakti se në vitin 2026 janë luajtur pesë ndeshje të kampionatit dhe porta është mbajtur e paprekur.
and then