
Teksa mbrëmjen e së premtes Gjykata Kushtetuese pas 11 orësh diskutime doli me një vendim, pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, mister ngelet fakti se kur do të mblidhet Këshilli i Imunitetit.
Në një raportim live për News24 nga Kryesia e Kuvendit, atje ku aktualisht po mban mbledhje grupi kryeministri Rama me socialistët, ku e pranishme është dhe Balluku, gazetari Ergys Gjençaj tha se ende nuk ka një datë se kur do të mbahet mbledhja e Këshillit.
“Nuk ka një informacion apo vendim nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për mandatin e Bleinda Ballukun. Është kreu i Kuvendit që e thërret këtë mbledhje. Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën ankimore të Ramës, për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO, reagoi PD ku kërkoi dhe mbledhjen e Këshillit të Mandateve. Kjo mbledhje do të duhej të zhvillohej shumë shpejt, pasi ka kaluar ajo fazë ku socialistët pretendonin se duhej të prisnin që të fliste Kushtetuesja. Në këto momente kryeministri Edi Rama ndodhet në mbledhje grupi. Pjesë e kësaj mbledhje është dhe Belinda balluku, por ajo që prej të premtes në mbrëmjen ajo është zhveshur nga detyra e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Me shumë gjasa mund të kemi vendimmarrje për mbledhje e Këshillit apo dhe një orientim nga zoti Rama të asaj se çka mund të ndodhë në Këshillin e Mandateve.”, tha Gjençaj.
Rama ditën e dijshme deklaroi se do të vijonte beteja për këtë çështje. Ai tha se Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i budallallëkut, pasi Gjykata u mbyt me lugën e ujit të saj. Kujtojmë se SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të mandatit për Ballukun, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, pasi akuzohet për disa afera me disa projekte në infrastrukturë.
and then