“Më jep 100 mijë euro ose do të të publikoj video intime”/ Kanosi 26-vjeçaren arrestohet shtetasi nga Kosova

Një 37-vjeçar nga Kosova është arrestuar për veprën penale të kanosjes.

Mësohet se i arrestuari i ka kërkuar një shumë prej 100 mijë eurosh një 26-vjeçareje, që të mos i publikonte në rrjetet sociale video dhe foto me përmbajtje intime.

“Menjëherë pas indicjes se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar:

-H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë””, thuhet në njoftimin e policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×