“Nëse do të dalin prova të tjera, Ballukun mund ta arrestojnë në flagrancë dhe të kërkojnë autorizimin pas arrestimit”, Ledio Braho: Ja çfarë ndodh pas vendimit të GJK

Avokati Ledio Braho, i ftuar në “Studio 24”, sqaroi se çfarë do të ndodhë pas vendimit të GJK, me pezullimin e zv/kryeministres Belinda Balluku nga funksionet publike.

Braho tha se “nëse do të dalin prova të tjera, mund ta arrestojnë në flagrancë dhe të kërkojnë autorizimin pas arrestimit sepse e ka parashikuar Kushtetuta, që në momentin e flagrancës mund të kryhet arresti”.

Sipas tij. për këtë që ka përfunduar hetimet dhe është marrë e pandehur, aty nuk ka prova të reja por mund të ndodhë që është një dosje tjetër në hetim, dhe për atë mund të konsiderohet në kushtet e flagrancës.

Ledio Braho: Mosmbledhja e Kwshillit tw Mandateve  është vendimmarrje politike e maxhorancës për të mos e mbledhur Këshillin e Mandateve deri në vendimin e Kushtetueses. Vendimmarrja ishte politike dhe u duk edhe sot kur kryeministri tha se nuk kemi ngut se SPAK e mori atë që deshte dhe zëvendës kryeministrja u pezullua nga detyra.

Këshilli i Mandateve ka funksion, që të kqyrë nëse ka prapavijë politike në çështjen e Ballukut në SPAK.

Ajo që është e detyrë e deputetëve është që të marrë vendim dhe të mos kalojë afati 3 mujor dhe që kërkesa të mos konsiderohet e rrëzuar. Nëse kalon afati tre mujor konsiderohet e rrëzuar.

Nëse do të dalin prova të tjera, mund ta arrestojnë në flagrancë dhe të kërkojnë autorizimin pas arrestimit sepse e ka parashikuar Kushtetuta, që në momentin e flagrancës mund të kryhet arresti.

Nëse jemi në këto kushte nuk di të them se varet nga ajo që është në hetim. Për këtë që ka përfunduar hetimet dhe është marrë e pandehur, aty nuk ka prova të reja por mund të ndodhë që është një dosje tjetër në hetim, dhe për atë mund të konsiderohet në kushtet e flagrancës. Mund të jetë rasti kur intimidohen personat që kanë dijeni për veprën penale.

Pra, nuk i dihet se si mund të jetë ecuria e hetimit. Nëse do jemi në këto kushte, SPAK mund ta arrestojë në flagrancë dhe më pas t’i kërkohet autorizim kuvendit, dhe do të jetë në kushtet që do të vihet para një përgjegjësie edhe më të fortë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×