Një “djall” për mesfushën, United hidhet në sulm për Tonalin

Man.United po kalon një moment fantastik me Carrik në stol. Përballë Tottenham, “djajtë e kuq” siguruan fitoren e katër radhazi, një sukses i rëndësishëm që i mban në zonën Champions, në vendin e katërt, plus 1 në raport me Chelsea-n. Për United prezenca në Champions sezonin e ardhshëm është jetike, një objektiv i cili pritet të jetë përcaktues edhe për merkaton e verës. Me apo pa Champions, me apo pa Carrik në stol, objektivi kryesor i Man.United për sezonin e ardhshëm është gjetja e një mesfushori të ri pasi Casemiro do të largohet nga “Old Trafford”.

Sipas The Telegraph, stafi drejtues i United ka vendosur në majën e listës së dëshirave Sandro Tonalin, mesfushorin e Newcastle. Në garë prej kohësh për të siguruar shërbimet e mesfushorin “azzurr” është edhe Juventus, por pengesë në këtë pikë, të paktën për “Zonjën e Vjetër” është kontrata dhe klauzola që Tonali ka me Newcastle. Mesfushori rinovoi kontratën e tij duke firmos deri në 2029, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij është e detyruar të paguaje 100 milionë paund, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit, shifër kjo që praktikisht nxjerr Juven nga gara. United nuk trembet nga kjo shifër, përkundrazi, sipas mediave angleze, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësues të lojtarit për të kuptuar nëse ekziston dëshira për t’u transferuar në “Old Trafford”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×