VIDEO/ Lëvizja e Salianjit një ditë para protestës së PD, nxjerr videon dhe bën thirrje për pjesëmarrje nesër në Bulevard

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një thirrje publike për protestë përmes rrjeteve sociale, një ditë para tubimit të paralajmëruar nga PD në Tiranë. Në mesazhin e tij, ai nënvizon se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, koha për ndryshim ka ardhur.

Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë.

Postimi i Salianjit në rrjetet sociale

Mesazh për demokratët!

Kanë qenë 13 vite të vështira opozite, por koha e ndryshimit ka ardhur!
Nesër në Bulevardin “ Dëshmorët e Kombit” fjala është e demokratëve dhe njerëzve të lirë.🇦🇱
Bashkohuni me Partinë Demokratike!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×