
Rreth 20 protestues janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, pasi hodhën Molotov drejt kordonit të policisë që ruante godinë e qeverisë dhe Kuvendit.
Mbështetësit e opozitës hodhën përsëri molotovë dhe fishekzjarre. Policia tha se nga molotovët kanë mbetur të lënduar, me djegie dhe dëmtime fizike 16 efektivë policie, të cilët kanë marrë mjekim në spital.
Lëndime pësoi gjithashtu edhe deputeti demokrat Bledjon Nallbati, i cili u dërgua në spital me dëmtime në kokë.
Opozita kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pas përfshirjes së kësaj të fundit në skandale korrupsioni dhe vënies nën akuzë zyrtarisht nga SPAK për abuzime me tenderat.
Ajo është pezulluar nga detyra, por gjithashtu kërkohet heqja e imunitetit dhe hapja e rrugës së arrestit.
and then