
Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara publikoi miliona dokumente në rastin Jeffrey Epstein, duke përfshirë emrat e shumë personazheve të famshëm, njerëzëve të biznesit dhe zyrtarëve të lartë qeveritarë.
Siç raportohet nga RMC, aty shfaqet gjashtë herë emri i legjendës së njohur të Bayernit, Franck Ribery. Emri i Ribery citohet në një deklaratë të atribuar një pale të tretë, e cila flet për incidente të dhunshme dhe një rrjet prostitucioni.
“Franck Ribery u përpoq të më godiste ndërsa isha në kopshtin tim dhe kishte siguruar numrin tim të telefonit dhe adresën time; oficerë policie e rrethuan dhe e shoqëruan përsëri te makina e tij”, thuhet në deklaratë.
Diku tjetër shkruhet: “Franck Ribery u përpoq të më rrihte ndërsa isha në kopshtin tim dhe kishte siguruar numrin tim dhe adresën time; policë e rrethuan dhe e shoqëruan deri te makina e tij”.
Megjithatë, Brusa Carlo Alberto, avokati i Ribery ka bërë me dije se do ndërmarrë hapa ligjorë, pasi sipas tij, gjithçka është e pavërtetë.

and then