
Gjatë protestës kombëtare të opozitës, qytetarët janë shfaqur në shesh me pankarta në gjuhën angleze kundër kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij të pezulluar nga detyra Belinda Balluku, duke synuar të përcjellin mesazhin e tyre edhe për ndërkombëtarët.
Në pankarta lexoheshin thirrje dhe akuza për korrupsion, keqqeverisje dhe kapje të shtetit.
Përdorimi i pankartave në gjuhën ka për qëllim të tërheqë vëmendjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe mediave të huaja.
Opozita ka paralajmëruar se protestat do të vijojnë derisa kërkesat e tyre për dorëheqjen e Ramës dhe dorëzimin e Ballukut para drejtësisë, të merren parasysh.
and then