
Ndodh edhe kështu. Biatlonisti norvegjez, Sturla Holm Laegreid bëri një rrëfim të rrallë në një intervistë televizive drejtpërdrejt, pak çaste pasi fitoi një medalje bronzi. Ai tha se e kishte tradhtuar të dashurën e tij dhe se pret falje.
“Gjashtë muaj më parë e takova dashurinë e jetës sime – njeriun më të bukur dhe më të sjellshëm në jetë. Tre muaj më parë e bëra gabimin tim më të madh dhe e tradhtova. Kisha medaljen e artë në jetë dhe jam i sigurt që ka shumë njerëz që i shohin gjërat ndryshe. Por unë kam sy vetëm për të. Sporti ishte i dyti në ditët e fundit. Do të doja që të ishte e mundur që këtë sukses ta ndaja me të.
Ai foli më pas edhe për gazetën norvegjeze, VG. “E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë situatë është t’i tregoj të gjitha dhe t’i vë të gjitha në tavolinë. Po ashtu të shpresoj që ajo mund të më dojë ende. E kam bërë për të dhe tani për të gjithë botën. Nuk kam asgjë për të humbur. Dua të jem model i mirë, por duhet ta pranoj kur bëj gabime”.
Kujtojmë që ai fitoi medaljen në biatlonin e 20 km për meshkuj në Lojërat Olimpike të Milanos në Kortinë 2026
and then