“Nëse arrestoheni për…”/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Viza amerikane mund të anulohet nëse shkelni ligjin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar përmes një mesazhi publik, duke paralajmëruar se viza amerikane mund të anulohet në rast se një shtetas arrestohet në SHBA për vepra penale.

Përmes një postimi, ambasada thekson se viza amerikane është një privilegj dhe jo një e drejtë, dhe si e tillë mund të hiqet nëse ligji shkelet.

“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×