Partizanit i dhanë 100 mijë euro për transferimin e paprecedentë, klubi i futbollistit të Kombëtares përfundon në krizë për pagat

Osijek është drejt rënies nga kategoria në Kroaci, ndërsa problem nuk shfaqen vetëm rezultatet. “Index” ka zbuluar sot se lojtarët dhe punëtorët e Osijek janë paguar për herë të fundit më 21 dhjetor.

Kështu ka pasur edhe presion ndaj drejtuesve, që janë reflektuar edhe në fushë. Vonesa e pagave ka krijuar këtë panik dhe tension, duke bërë që atmosfera të jetë mjaft negative.

Osijek nuk është një emër i panjohur në Shqipëri. Partizani njoftoi zyrtarisht shitjen e trajnerit Zoran Zekiç te klubi kroat, duke përfituar 100 mijë euro në tetorin e vitit 2023.

Aktualisht pjesë e Osijek është Jon Mersinaj. Kartoni u ble për 200 mijë euro nga Lokomotiva një vit më parë. Mersinaj numëron po ashtu një paraqitje në karrierën e tij me Kombëtaren, ndërsa ftesën e fundit e mori në nëntorin e vitit 2024.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×